Trump sulmon ashpër Trumka-n

Trump sulmon ashpër Trumka-n

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e filloi Ditën Kombëtare të Punës, e cila festohet çdo të hënën e parë të shtatorit, duke sulmuar udhëheqësin e organizatës ombrellë të sindikatave (AFL-CIO), Richard Trumka, i cili kritikoi ashpër presidentin gjatë fundjavës. Trump tha sot se Trumka “përfaqësoi bashkimin e tij të dobët në televizion këtë fundjavë. Është […]

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e filloi Ditën Kombëtare të Punës, e cila festohet çdo të hënën e parë të shtatorit, duke sulmuar udhëheqësin e organizatës ombrellë të sindikatave (AFL-CIO), Richard Trumka, i cili kritikoi ashpër presidentin gjatë fundjavës.

Trump tha sot se Trumka “përfaqësoi bashkimin e tij të dobët në televizion këtë fundjavë. Është e lehtë të shohësh përse sindikatat po bëjnë punë kaq keq. Një Dem!”

Sulmi i presidentit erdhi pasi Trumka u shfaq në “Fox News Sunday” gjatë fundjavës, ku ai tha se përpjekjet për të rishikuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut duhet të përfshijnë Kanada. Trumka, organizata e të cilave është një grup ombrellë për shumicën e sindikatave, tha se ekonomitë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Meksikës janë “të integruara dhe është shumë e vështirë të shihet se si do të funksiononte kjo pa pasur Kanadanë në marrëveshje”.

Trump tha të shtunën se nuk ishte “asnjë domosdoshmëri politike” për ta mbajtur Kanadanë në NAFTA. Por siç shkruajnë mediat amerikane, është e diskutueshme nëse Trump mund të përjashtojë në mënyrë të njëanshme Kanadanë nga një marrëveshje për të zëvendësuar marrëveshjen NAFTA me tre kombe, pa miratimin e Kongresit.

Negociatat e administratës Trump për të mbajtur Kanadanë në bllokun e riintegruar tregtar, do të rifillojnë këtë javë, pasi Uashingtoni dhe Otava po përpiqen të thyejnë bllokadën tregtare./KosovaPress/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?