Trump i çon porosinë e qartë Assadit: Do të inatosemi shumë nëse sulmoni civilët

Donald Trump ka paralajmëruar Sirinë se Shtetet e Bashkuara do të “inatosen shumë” nëse forcat ushtarake të Bashar al-Assadit do të vrasin civilë në krahinën e fundit të mbajtur nga rebelët, Idlib. “Mendoj se është një situatë shumë e trishtuar në Idlib… çfarë po ndodh atje,” u tha Trump gazetarëve në zyrën e ovale të […]
“Mendoj se është një situatë shumë e trishtuar në Idlib… çfarë po ndodh atje,” u tha Trump gazetarëve në zyrën e ovale të mërkurën pasi u takua me emirin e Kuvajtit. “Në qoftë se bëhet fjalë për një masakër, bota do të inatoset shumë. Dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë të inatosura”.
Komentet e Trump erdhën pasi aeroplanë rusë dhe sirianë rifilluan sulmet ajrore kundër kryengritësve në provincën e Idlibit në Siri.
Bombardimet filluan vetëm disa orë pasi Trumpi paralajmëroi Assadin përmes rrjetit social Tëitter që të mos e sulmojë provincën e Idlibit.












