Treni godet veturën në Klinë, vdes një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes veturës dhe trenit në fshatin Dush në komunën e Klinës, me ç’rast një grua ka ndërruar jetë. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë që në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë. “Aksidenti […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur mes veturës dhe trenit në fshatin Dush në komunën e Klinës, me ç’rast një grua ka ndërruar jetë.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë që në mesin e të lënduarve ishin edhe dy fëmijë.
“Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes në vendkalimin e trenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK”.












