“The Guardian”: SHBA-ja e gatshme të shqyrtojë edhe ndryshimin e kufijve për Kosovën

“The Guardian”: SHBA-ja e gatshme të shqyrtojë edhe ndryshimin e kufijve për Kosovën

Plani i shkëmbimit në territoreve në Kosovë, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, po përballet me një kor kritikash, të brendshme e ndërkombëtare thotë “The Guardian”. Duke analizuar situatën e krijuar pas propozimit polemizues të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, prestigjiozja britanike, sheh me kujdes premisat, por edhe pasojat e një plani të tillë. Administrata […]

Duke analizuar situatën e krijuar pas propozimit polemizues të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, prestigjiozja britanike, sheh me kujdes premisat, por edhe pasojat e një plani të tillë.

Administrata amerikane, kujton ajo, i dha një shtysë të fortë idesë kur njoftoi përmes këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton se nuk do të qëndrojë në rrugën e Beogradit dhe Prishtinës nëse arrijnë një marrëveshje. Por duke cituar dy burime që e njohin mirë mënyrën e të menduarit të administratës Trump, “The Guardian” shkruan se politika e re amerikane është “jo vija të kuqe, por edhe jo çek të zbrazët”, që do të thotë se Washingtoni është i gatshëm të shohë çdo zgjidhje, përfshirë ndryshimin kufitar, por kjo nuk do të thotë se në fund do ta mbështesë detyrimisht, shkruan Tch.

Nga ana tjetër edhe disa zyrtarë të BE-së e kanë lënë të kuptohet se ideja e ndryshimit të kufirit, i vjen për shtat. Shumë ekspertë evidentojnë rrezikun potencial të pasojave në rajon ku disa kufij vazhdojnë të mbeten shumë delikate. Një prej tyre është i Republikës Serpska të Bosnjës.

Presidenti i saj, Milorad Dodik, e kërkon pa u lodhur shkëputjen. Mendoj se bllokut evropian i pëlqen ky plan sepse është i thjeshtë, tha për “The Guardian” Lejla Ramiq-Mesihoviq, e “Think tankut Foreign Policy Initiative BH”.

Por çfarë logjike do të ketë pastaj komuniteti ndërkombëtar kundër një referendumi të Republikës Serbe? A ka ardhur vërtet koha që të hiqet dorë prej shteteve multi etnike në Europë, pyet ajo. Shkëmbime të tilla shqetësojnë edhe politikanët në Maqedoni.

Këto ide kanë qarkulluar përgjatë gjithë luftërave ballkanike, tha për “The Guardian” ministrja maqedonase e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska; duhet t’i kujtojmë vazhdimisht vetes, se masakrat më të mëdha në këtë rajon u kryen pikërisht për këtë qëllim, ose me këtë justifikim, shton ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?