The Guardian: Ideja për shkëmbim territoresh – nën zjarr nga të gjitha anët

The Guardian: Ideja për shkëmbim territoresh – nën zjarr nga të gjitha anët

Gjigandi mediatik “The Guardian” ka shkruar një artikull rreth korrigjimit potencial të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si ide për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve. Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda […]

Gazeta britanike ka theksuar se përkundër faktit se qëndrimet amerikane kanë ndryshuar gjatë administratës së fundit, ideja për ri-organizmin të kufijve është duke hasur në kundërshtime si brenda edhe jashtë Ballkanit.

Plani për t’i ri-definuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një mori kritikash brenda republikës, rajonit dhe më gjerë.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq kanë sugjeruar se një shkëmbim territoresh mund të jetë pjesë e një marrëveshje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 1999 dhe ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi ende nuk e ka njohur. Thaçi dhe Vuçiq janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes për politikë të jashtë të BE-së, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund t’i jap Kosovës një ulëse në OKB dhe t’i vendos të dyja vendet më afër BE-së.

Megjithëse as Thaçi dhe as Vuçiq nuk i kanë bërë të ditura akoma detajet e planeve të tyre. Në një diskutimi të mbajtur në Austri gjatë javës së kaluar, të dy kanë pohuar se ndryshimet kufitare ishin pjesë e diskutimit. Një ndryshim ndoshta do të përfshinte shkëmbimin e territorit të Serbisë jugore, kryesisht të populluar nga shqiptarët etnikë, për pjesën e Kosovës veriore me një popullsi kryesisht etnike serbe.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, së fundmi ka deklaruar se Washingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrijnë një marrëveshje, duke përmbysur një politikë disavjeçare të ShBA-ve që vlerësonte se ndryshimet e mëtejshme kufitare në Ballkan janë të papranueshme.

Vuçiq është duke u përballur me shumë kundërshtime në Serbi pasi që disa e shohin një marrëveshje të tillë si pranim se Kosova është e humbur përgjithmonë. Gjithashtu ka kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili i referohej kësaj ideje si “ide katastrofike”. Në llogarinë e tij të Twitter ai ka shkruar se “Diskutimi publik mbi ri-dizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka kundërshtuar një ide të tillë dhe tre ish-përfaqësues të lartë të Bosjnës i kanë dërguar një letër Federica Mogherinit duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin shkëmbim territoresh.

“Ne mund të themi se nuk mund të mendojmë për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarje dhe konflikt të Ballkanit sesa ai që tani po mbështetet nga disa”, shkruhej në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling.

Megjithatë, ka frikë se thjeshtë duke e vendosur këtë çështje përsëri në tavolinë, do t’i nxitë ata që dëshirojnë të rihapin temat që tashmë janë të zgjidhura.

Në Maqedoni jetojnë një numër i madh shqiptarësh dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnikë gjatë vitit 2001. Politikanët kanë qenë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh.

“Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve që nuk kërkojnë kufij etnik. Ne duhet të kujtojmë se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje” ka thënë ministrja e mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Šekerinska.

Një tjetër çështje kyçe është edhe Rusia.Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja se a është gati të heqë kundërshtimin e saj të gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, , tha se ishte çështje e Beogradit dhe Prishtinës të bien dakord për një marrëveshje, por theksoi se “marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?