Thaçi: Policët e lidhur me krimin mos ta mbajnë uniformën

Në ceremoninë solemne me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha deklaruar se policët e lidhur me krimin të mos lejohen të mbajnë uniformën e shenjtë policore. Sipas tij Policia e Kosovës ka pasur progres por që duhet të punojnë të gjithë më shumë për luftimin […]
Në ceremoninë solemne me rastin e 19 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha deklaruar se policët e lidhur me krimin të mos lejohen të mbajnë uniformën e shenjtë policore.
Sipas tij Policia e Kosovës ka pasur progres por që duhet të punojnë të gjithë më shumë për luftimin e të gjitha dukurive negative në vend.
Kreu i vendit duke u shprehur i tmerruar për numrin e rasteve të dhunës në familje ka kërkuar që policia s në bashkëpunim me institucionet tjera të jenë të pakompromis në luftimin e kësaj dukurie.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se policët e Kosovës çdo ditë që kalon janë më të zotë në mbrojtjen e rendit dhe ligjit ne vend. Sipas tij nga anëtarësimin i Kosovës në Interpol nuk humb askush por vetëm ndihmohet luftimi i krimit transnacional.
Sipas tij vota kundër e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol është gabim.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se Policia e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e Interpolit dhe Europolit. Ai duke folur për progresin që për 19 vite i ka arritur ky institucion tha se kjo Polici në bazë parimeve të saj ka arritur të jetë profesionale.
Gjatë kësaj ceremonie solemne për 19 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës u graduan 57 kapitenë, katër majorë dhe 5 nënkolonelë.












