Thaçi për Ushtrinë: Shpresoj që me mëngjes s’bëjmë gabime të tilla

Thaçi për Ushtrinë: Shpresoj që me mëngjes s’bëjmë gabime të tilla

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk është në dijeni nëse dikush ka marrë një iniciativë së fundmi për të proceduar në Kuvend ligjin për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Në konferencë për media, gazetarët pyetën Thaçin, se ‘sipas burimeve të tyre, Qeveria do ta ndërmarrë këtë iniciativë’, por Thaçi u përgjigj […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ai nuk është në dijeni nëse dikush ka marrë një iniciativë së fundmi për të proceduar në Kuvend ligjin për shndërrimin e FSK’së në ushtri.

Në konferencë për media, gazetarët pyetën Thaçin, se ‘sipas burimeve të tyre, Qeveria do ta ndërmarrë këtë iniciativë’, por Thaçi u përgjigj kështu:

“E para për këtë ëpropozim nëse është e vërtetë, presidenti i Kosovës nuk është i informuar. Nuk besoj se janë të informuar as partnerët tanë, por nëse është e vërtetë do të njoftohem në minutat e ardhshëm. Propozimi im dallon nga rrethanat aktuale, kur unë kam propozuar, ka qenë një mbështetje e plotë e SHBA’së dhe NATO’s në vitin 2014. Për shkak të egove elektorale nuk kemi arritur ta procedojmë në Kuvend. Tani rrethanat janë ndryshe, ne kemi filluar bashkë me bashkësinë ndërkombëtare një process të vetëdijësimit dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të koordinimit sepse kur themelohen Forca e Armatosura të Kosovës duhet të jenë të mirëpritura dhe jo ndonjë veprim kokë në vete dhe me ia lëndu rëndë misionin multi-etnik të FSK’së. Procedimi i ditës sot është i gabuar, me këtë mëngjes t’ua dërgojmë miqve tanë këtë porosi sot. A kemi të drejtë të kemi ushtri, kemi të drejtë, por duhet ta bëjmë në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?