Thaçi: Nuk do të lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

Thaçi: Nuk do të lejojmë Republikë Serbe në Kosovë

Në konferencën e 5 të ambasadorëve që ka nisur punimet sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me dialogun me shtetin serb në Bruksel e ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë republikë serbe në Kosovë. […]

Në konferencën e 5 të ambasadorëve që ka nisur punimet sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me dialogun me shtetin serb në Bruksel e ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as shkëmbim të territorit dhe nuk do të ketë republikë serbe në Kosovë.

“Duhet të shfrytëzojmë këtë momentum dhe të zgjidhim problemet, paqja në mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të jetë fare e lehtë, por është zgjidhja e vetme për të ecur përpara. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim dhe nuk do të lejojmë që të ketë republikë serbe në Kosovë”, tha ai.

Presidenti ka thënë se çdo marrëveshje finale me Serbinë do të jetë në atë mënyrë që është e pranueshme për SHBA dhe Brukselin.

“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi nuk do të ndryshojë. Çdo hap i joni do të jetë i bashkërenduar me Brukselin dhe SHBA. Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë vetëm nëse është e pranueshme për SHBA dhe Brukselin. Mbyllja e procesit të dialogut do t’i hap një rrugë të re diplomacisë së Kosovës”, tha ai.

Për më tepër kreu i vendit theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në konsolidimin e saj, por për të vazhduar tutje duhet të mbyllen disa plagë.

“Në samitin e Londrës u bë e ditur se vendet e Ballkanit Perëndimor do të hyjnë në BE vetëm kur t’i zgjedhin problemet që i kanë mes vete. Ky ishte mesazh i qartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të zgjidhin problemet e tyre. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira edhe me Serbinë”, tha ai.

Ai tha se marrëveshja me Serbinë ka kuptim vetëm nëse në fund Kosova njihet nga Serbia.

“Nuk ka qenë e lehtë demarkimi i kufirit me Malin e Zi, as me Maqedoninë. Është momenti të hapet tema e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjen dhe Bujanocit me Kosovën. Si president e kam pranuar kërkesën e liderëve të Luginës dhe këtë kërkesë e kam pranuar që ta parashtrojë në bisedimet në Bruksel. Në fund të këtij procesi e shohim Kosovën si shtet të njohur nga Serbia, po e theksoj që marrëveshja me shtetin serb që është shumë e vështirë ka kuptim vetëm nëse Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur rreth fazës finale të dialogut me shtetin serb, ku ai ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Sfida kryesore e Kosovës tash është marrëveshja me fqinjin tonë, marrëveshjet që i kemi arritur deri tani janë bërë nga bisedimet. Por tash kur do të përfundojë, kjo marrëveshje kryesore që pritet të bëhet vetëm me bisedime, ky dialog do të jetë i kufizuar me tema dhe mandate. Tema kryesore Kosova duhet të njihet nga Serbia. Kosova duhet të anëtarësohet në BE. A do të jetë demarkimi i kufirit, a do të ketë korrigjim. Por diçka që e dimë është se Kosova nuk ka territor t’ falë askujt, Kosova ka shpallur pavarësinë me këta kufij që i ka. Në çdo dialog nuk duhet të harrohet se Kosova është shtet”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?