Thaçi mbetet vetëm dhe i painformuar, PDK e mbështetë Haradinajn për themelimin e Ushtrisë

Thaçi mbetet vetëm dhe i painformuar, PDK e mbështetë Haradinajn për themelimin e Ushtrisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij e mbështet projektligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Me këtë konstatim, Hoxhaj është rreshtuar përkrah kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeveria e të cilit sot e ka proceduar projektligjin për transformimin e FSK-së në […]

Me këtë konstatim, Hoxhaj është rreshtuar përkrah kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeveria e të cilit sot e ka proceduar projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, për votim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, procedimi në Kuvend i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë. Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj. Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces në pafundësi. Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij në facebook duke e ilustruar këtë postim me një fotografi të tij me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes James Mattis.

Ndërkohë kundër këtij vendimi ka dalë presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se një gjë e tillë ‘krye në vete’ dërgon në izolim të vendit.

“Tani rrethanat janë ndryshe. Ne kemi filluar tash e një kohë, pas iniciativës sime, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të koordinimit. Sepse, kur themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, duhet të jenë të mirëpritura, një proces i hapur, i sigurt për partneritetin për paqe dhe NATO-n, dhe jo ndonjë veprim kokë në vete, i cili lëndon rëndë misionin shumetnik të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kështu që, një veprim i njëanshëm e çon në izolim. Një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit, forcimit, lëvizjes kah partneriteti për paqe dhe pastaj edhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?