Thaçi e Vuçiq edhe pak ditë takohen në Nju York

Thaçi e Vuçiq edhe pak ditë takohen në Nju York

Në Nju Jork zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku do të mblidhen liderët e botës për të për të diskutuar çështjet që i preokupojnë. Në kuadër të saj zhvillohen bisedime midis Thaçit dhe Vuçiçit. Në Nju Jork zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nga 18 shtatori deri 5 tetor. Në kuadër të […]

Në Nju Jork zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nga 18 shtatori deri 5 tetor.

Në kuadër të saj të mblidhen të gjithë liderët e botës për të diskutuar zyrtarisht dhe jozyrtarisht çështjet që i preokupojnë.

Nga Serbia do të vijë presidenti Aleksandar Vuciç. Dhe nga Kosova presidenti Hashim Thaçi, megjithëse Kosova nuk është vend anëtar në OKB.

Kosova është kthyer në axhendën e OKB. Në fakt në agjendën e OKB, ajo ka qenë gjithnjë, zyrtarisht dhe jozyrtarisht. Por për të flitej kryesisht pas dyerve të mbyllura. Politika e OKB për informim për Kosovën, është politikë “e gojës së mbyllur”. Kur pyet për Kosovën në OKB në Nju Jork, zyrtarët reagojnë sikur i pickon grerëza.

Pyetur sot nga Deutsche Welle “a do të ketë edhe këtë vit bisedime midis Kosovës dhe Serbisë në Nju Jork, ashtu si vitin e kaluar”,  Stéphane Dujarric, zëdhënësi i shtypit i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, dha sërish një përgjigje të paqartë. “Nuk e di të ketë ndonjë takim, megjithatë do pyes, tha ai”.

Kurse Brenden Varma, zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, i pyetur po nga Deutsche Welle se a është presidenti Miroslav Lajčák i përfshirë në ndërmjetësim në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, tha “jo në këtë pozicion që ka aktualisht”.

Miroslav Lajčák, e ka marrë presidencën e Asamblesë së Përgjithshme vitin e kaluar. Ai ka qenë më parë diplomat dhe ministër i Jashtëm i Sllovakisë, njërit nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Por nga Brukseli, Federica Mogherini bëri sot të ditur se takimi tjetër Thaçi- Vuçiç do të zhvillohet javën e fundit të shtatorit në New York.

E paqartë është nëse bisedime midis Serbisë dhe Kosovës do zhvillohen në kuadër të OKB apo vetëm me ndërmjetësimin e SHBA, e cila mban këtë muaj presidencën rotative të Këshillit  të Sigurimit. Zyrtarisht asgjë nuk thuhet në aktivitetet e prononcuara nga Misionin i SHBA në Kombet e Bashkuara.

Muajin e kaluar presidencën e Këshillit të Sigurimit e pati Mbretëria e Bashkuar. Raportimi tremujor në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë nuk u bë. Ai nuk pritet të bëhet as këtë muaj. Shefja e misionit në OKB, Karin Pierce kërkoi dhënien fund të misionit të OKB në Kosovë, UNMIK.

Shpenzimet financiare janë të mëdha dhe ato mund të përdoren në zona të tjera të nxehta. Por ka vende që janë kundër mbylljes së UNMIK dhe nuk duan të largohen nga Kosova, dhe ta lenë të vetme atje SHBA-në.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?