Thaçi: Do ta duartrokas atë që arrin ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në Opinion të TV Klan është duke folur rreth dialogut me Serbinë, vetëm pak orë para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel. Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet paqe, pasi jemi në një situatë që duhet të lëvizim drejt një progresi. ‘’Është një […]
Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet paqe, pasi jemi në një situatë që duhet të lëvizim drejt një progresi.
‘’Është një proces shumë i ndishëm , obligativ në rrafshin ndërkombëtar. Për marrëveshje jam shumë pak optimist por shoh një dritë në fund të tunelit. Është problem më shumë se shekullor. Për mua nuk është emjaftueshme vetmë të lirë dhe të pavarur, por qëllimi për NATO dhe BE’’, ka thënë Thaçi, transmeton Periskopi.
Presidenti thotë se është në formën më të mirë për t’i kryer punët e veta. Por thotë se deri më tani, as ai e askush tjetër nuk ka munduar ta bind Serbinë për ta njohur Kosovën.
Por Thaçi thotë se do ta duartrokasë atë që arrin ta bind shtetin serb që ta pranojë Kosovën.
”Jam në formën më të mirë për punët e mia. Unë sot e 12 vjet nuk kam parë dikë që ka arritur ta bind Serbinë që ta njeh Kosovën. Atë përpjekje unë sot nuk e shoh në botë për ta bindur Serbinë. Nëse del dikush që e detyron Serbinë, unë do t’i duartrokas, do t’i shkoj prapa’’, thotë Thaçi./Periskopi/












