Thaçi: Ata që flasin për luftëra e plumba, i takojnë mentalitetit të së kaluarës

Në tryezën e KDI-së me emrin “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar për të diskutuar rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, i pranishëm është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi, ka theksuar se pozitive do të ishte arritja e një marrëveshjeje me Serbinë, e jo mosarritja […]
Thaçi, ka theksuar se pozitive do të ishte arritja e një marrëveshjeje me Serbinë, e jo mosarritja e saj, shkruan Periskopi.
“Duhet të frikësohemi nëse nuk ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, e jo nëse ka marrëveshje”, potencoi Thaçi.
Tutje, ai tha se ata që flasin për luftëra e plumba i takojnë mentalitetit të së kaluarës.
“Ata që flasin për luftëra, për plumba, i takojnë mentalitetit të së kaluarës”, ka thënë ai. /Periskopi/












