Thaçi: Aspak s’më pëlqen Vuçiqi, as unë atij

Thaçi: Aspak s’më pëlqen Vuçiqi, as unë atij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se optimizmi i tij për të hapur temën e bashkëngjitjes së Luginës si tërësi të Kosovës, buron nga vullneti i qytetarëve. Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga Institutio Demokratik i Kosovës me temën “ “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe […]

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se optimizmi i tij për të hapur temën e bashkëngjitjes së Luginës si tërësi të Kosovës, buron nga vullneti i qytetarëve.

Këto komente ai i ka bërë në tryezën e organizuar nga Institutio Demokratik i Kosovës me temën “ “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”.

“Bash me iu thënë shumë të drejtën, aspak nuk janë të lehta këto takime, janë shumë të randa. Janë raporte shumë të vështira dhe unë nuk e pëlqej fare Vuçiqin. Po është i zgjedhuri i popullit serb, pastaj nuk e besoj se ka ndonjë pëlqim në raport me presidentin e Kosovës apo respektit”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

I pyetur se ‘prej kah e merr gjithë optimizimin për temën e Preshevës”, presidenti vec tjerash tha:

“Po flas për një territor që aktualisht është pjesë e Serbisë. Synoj që në kuadër të dialogut kjo pjesë t’i bashkangjitet Republikës së Kosovës. Tema e ndarjes, Republikës Srpska s’janë të miat, kjo është e qartë. Kemi një momentum edhe ndërkombëtar, momentum pozitiv për arrtitjen e një marrëveshje. Përshëndes pozicionin e SHBA’së, përshëndes bisedën mes Trump dhe Merkel. Vlerësoj pozicionimin e komisionerit Hahn dhe angazhimit të të gjithë akterëve tjerë për arritjen e marrëveshjes. Marrëveshja të cilën e përkrahin SHBA e Brukseli, i bjen taman Kosovës. Marrëveshja do ketë shpirt euroatlantik”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë kohë të caktuar për arritjen e marrëveshjes, pork a shtuar se synohet të arrihet në pjesën e parë të pranverës së ardhshme.

“Nuk ka periudhë të caktuar kohore për arrtijen e marrëveshjes, por synohet që deri në pjesën e parë të paranveres së ardhshme të arrihet kjo marrëveshje. Do jetë shumë e vështirë, por optimizmi im buron nga vullneti i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?