Teuta Rugova ia kthen shpinën partisë së saj, LDK’së

Ende pa nisur mirë seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare, deputetët kanë shkuar në pauzë gjysmë orëshe, raporton Periskopi. Kjo pasi nuk në sallë kanë qenë vetëm 55 deputetë, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë. Dy deputetët e LDK’së, Teuta Rugova e Ramiz Kelmendi dhe deputeti […]
Kjo pasi nuk në sallë kanë qenë vetëm 55 deputetë, ndërsa kuorumi për votim bëhet kur në sallë janë së paku 61 deputetë.
Dy deputetët e LDK’së, Teuta Rugova e Ramiz Kelmendi dhe deputeti i PSD’së, Faton Topalli nuk ishin prezent në seancë.
Ndërkohë, nuk dihen arsyet e mospjesëmarrjes së tyre.
Në anën tjetër, deputetja e LDK’së, Teuta Rugova kishte marrë pjesë në seancën e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj për votimin e ekipit negociator qeveritar për dialogun me Serbinë.
Rugova përveç partisë së saj, ishte kritikuar edhe nga deputetët e tjerë opozitarë për këtë veprim të saj.
Në anën tjetër, sot kur partia e saj nuk po arrin të mbajë seancën e thirrur për shkak të numrave, ajo nuk është shfaqur fare në Kuvend./Periskopi












