Tani Nisma luan me opozitën, u qet kushte për t’ua bërë kuorumin për seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita, vetëm atëherë kur në sallë të jenë 58 deputetët e opozitës, raporton Periskopi. Ai ka thënë se nuk shkon që në seancë të mos jenë deputetët e opozitës, të […]
Ai ka thënë se nuk shkon që në seancë të mos jenë deputetët e opozitës, të cilët ditë më parë vazhdimisht i drejtoheshin koalicionit qeverisës se duhej t’i bënte bashkë deputetët e vetë.
“Në momentin që opozita i mobilizon deputetët e saj, ne do të marrim pjesë. Do të jemi aty. Por fillimisht ata duhet t’i bëjnë 58 deputetë. Edhe për seancën e pozitës që deshtëm me mbajt, ata na thoshin boni vetë numrat. Edhe ne po ju themi tash: mblidhni deputetët e juaj. Qeverisja është e ndarë nga dialogu. Dialogu është i rëndësisë nacionale”, ka thënë Sherifi./Periskopi












