Tahiri: Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e asnjë ekipi që diskuton për Kosovën

Tahiri: Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e asnjë ekipi që diskuton për Kosovën

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Aberald Tahiri, njëherësh edhe Ministër i Drejtësisë, sot ka folur për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend për korrigjimin e kufijve. Ai ka thënë se nuk do të diskutohet për pjesën hapësirën territoriale të Kosovës. Po ashtu ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë […]

Anëtari i kryesisë së PDK’së, Aberald Tahiri, njëherësh edhe Ministër i Drejtësisë, sot ka folur për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend për korrigjimin e kufijve. Ai ka thënë se nuk do të diskutohet për pjesën hapësirën territoriale të Kosovës. Po ashtu ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë  e bisedimeve me Serbinë por as pjesë e ndonjë procesi në Kosovë, pasi është vetëm pengesë.

Tahiri ka thënë se vijat e kuqe në bisedimet e Kosovës me Serbinë janë caktuar kohë më parë, sipas të cilave në bisedime nuk do të diskutohet për shtetësinë e Kosovës dhe për hapësirën territoriale të saj.

Po ashtu, Tahiri e ka shprehur qëndrimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe rolit të saj në skenën politike të Kosovës, duke thënë se Vetëvendosje është munduar që ti pengojë të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, prandaj ky subjekt politik nuk mund të jetë pjesë e asnjë procesi në vend.

“Unë mendoj që Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, sepse është thjesht një pengesë. Ky subjekt politik është munduar t’i minojë të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova. Janë munduar në çdo mënyrë ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar. Kjo parti ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj, prandaj nuk e meriton të jetë në asnjë rrethanë pjesë e asnjë ekipi që do të diskutonte për Republikën e Kosovës”, është shprehur Tahiri

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?