Tahiri sulmon Isa Mustafën për ta mbrojtur ish-shefin e tij Thaçin: Këto 10 vite do të mbahesh mend për dy gjëra

Tahiri sulmon Isa Mustafën për ta mbrojtur ish-shefin e tij Thaçin: Këto 10 vite do të mbahesh mend për dy gjëra

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka akuzuar të parin e LDK-së, Isa Mustafa dhe partinë e tij se janë pikërisht ata që kanë mundësuar diskutimet për krijimin e një republike serbe brenda territorit të Kosovës, përmes krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kështu Tahiri i del në mbrojtje ish-shefit të tij, Hashim Thaçit.  […]

Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se LDK me marrëveshjen që e kishte nënshkruar me 2015, kishte shkelur parimet 3 nënshkruara më 2013.

” Diskursit politik naiv dhe të papërgjegjshëm të zhvilluar së fundmi rreth dialogut, i ka munguar vetëm edhe firma e Isa Mustafës, i cili sonte u përpoq të vulosë me duart e veta logjikën e shfajësimit për përgjegjësitë që ka ai dhe partia e tij, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Se si ka nisur ky dialog dhe se si janë arritur marrëveshjet është fakt i ditur botërisht, ngjashëm siç është e ditur botërisht edhe përmbajtja e Marrëveshjes së Prillit të 2013-tës. Aty është folur për themelimin e Asociacionit, si një bashkësi vullnetare e themeluar përmes një statuti, të cilës do të mund t’i bashkëngjiteshin edhe komunat tjera mbi baza tërësisht vullnetare. Por ajo çfarë nuk dihet dhe që nuk e shfajëson Mustafën dhe as partinë e tij, është devijimi nga këto parime në Gusht të 2015-tës, ku i njëjti ka nënshkruar marrëveshje të veçantë për themelimin e Asociacionit, duke lejuar që parimet e marrëveshjes së Prillit të 2013-tës, të deshifrohen sipas mënyrës së të kuptuarit të atyre që këtë asociacion e kanë parë si mundësi për të prodhuar një republike serbe në Kosovë. Nuk është marrëveshja e 2013-tës e Thaçit, por ajo e 2015-tës e Mustafës e cila u bë subjekt i interpretimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që mori përgjigjen e merituar nga kjo Gjykatë. Është pikërisht Mustafa që me marrëveshjen e tij i mundëson Asociacionit për t’iu drejtuar drejtpërdrejtë Gjykatës Kushtetuese duke krijuar kështu një linje horizontale ngjashëm si organet qendrore të Republikës tonë. Kjo atëherë, sot dhe gjithmonë është dhe do jetë e pa pranueshme” ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka thënë poashtu se përveç kësaj shkelje, Mustafa do të mbahet mend edhe si pengues i themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Naivitetin e skajshëm të shfajësimit, Mustafa e shfaqë edhe në pretekstin se ka kërkuar garanci për një gjë që e ka nënshkruar me duar të veta. Fatkeqësisht, nga 17 Shkurti i 2008, pas plotë një dekade të shtetësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të mbahet mend vetëm për dy gjëra: që ka penguar formimin e Forcave të Armatosura dhe që ka vënë themelin e një republike serbe brenda Kosovës”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?