Suspendohet specialisti i Urologjisë në QKUK, nuk ishte në vendin e punës gjatë inspektimit

Specialisti i Urologjisë në QKUK, Fahredin Veselaj është larguar përkohësisht nga puna, pasi gjatë inspektimit, nuk kishte qenë në vendin e punës, raporton Periskopi. Në një përgjigje për Periskopin lidhur me këtë rast, nga Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të SHKKUK’së, thuhet se ai nuk kishte qenë në vendin e punës, ndonëse figuronte kujdestar në […]
Në një përgjigje për Periskopin lidhur me këtë rast, nga Zyra e drejtorit të Përgjithshëm të SHKKUK’së, thuhet se ai nuk kishte qenë në vendin e punës, ndonëse figuronte kujdestar në atë ndërrim.
Në përgjigjen e tyre bëhet e ditur se lënda tashmë është proceduar në Komisionin disiplinor, i cili pritet të marrë vendim për këtë rast.
Kjo ngjarje kishte ndodhur para dy ditëve, më 11 shtator.
“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e SHSKUK, ju konfirmon se dr. Fahredin Veselaj, specialist i urologjisë është larguar përkohësisht nga puna, meqë me datë 11.09.2018, drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, dr. Basri Sejdiu, gjatë inspektimit në kujdestari, kishte konstatuar se, edhe pse figuronte kujdestar, i njëjti nuk ndodhej në vendin e punës. Lënda është proceduar në komisionin disiplinor i cili do të marrë vendim”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK’së dhënë Periskopit.
Nuk bëhet e ditur nëse Veselaj ka arsyetuar mungesën e tij në ndërrimin ku ishte kujdestar.
Ministri aktual i Shëndetësisë, Uran Ismaili, disa herë kishte paralajmëruar marrjen e masave ndëshkuese për mjekët e papërgjegjshëm./Periskopi












