Surroi u kërkon preshevarëve që t’i dorëzohen Serbisë: Kërkoni të drejtat tuaja atje

Publicistja Flaka Surroi ka pohuar se udhëheqësit politikë të Luginës do të bënin mirë sikur të bashkoheshin në një front politik dhe të luftonin për të drejtat e tyre në Serbi. Surroi ka shtuar se ata nuk duhet të i besojnë përrallave të presidentit Hashim Thaçit. Këto komente, Surroi i bëri në profilin e saj […]
Surroi ka shtuar se ata nuk duhet të i besojnë përrallave të presidentit Hashim Thaçit. Këto komente, Surroi i bëri në profilin e saj në ‘Facebook’.
Më poshtë shkrimi i plotë i Flaka Surroit:
Udhëheqësit politikë të Luginës do të bënin mirë të bashkoheshin në një front politik e të luftonin për të drejtat e tyre në Serbi, e mos t’u besojnë përrallave të Hashimit.
Me gjasë nuk duan të kuptojnë se Hashimi do që t’i shfrytëzojë si monetë kusurimi për gud gajs agriment! Ndryshe, gjatë ditë së djeshme liderët e Luginës kanë zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi. Pas takimit, ata kanë propozuar edhe një rezolutë, përmes së cilës kërkohet bashkimi i Luginës me Kosovën.












