Surroi: Po të ishte Haradinaj e vetmja e keqe, do ta ftonim Aziz Salihun që ta rrahte

Në shkrimin e fundit të botuar në portalin KOHA, publicistja Flaka Surroi ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përcjell Periskopi. Ajo është marrë veçanërisht me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe veprimet e tij të fundit. Surroi e quan skandaloze fjalën e tij para ambasadorëve të Kosovës, dhe po njësoj edhe reagimin e tij se […]
Në shkrimin e fundit të botuar në portalin KOHA, publicistja Flaka Surroi ka folur për zhvillimet e fundit në vend, përcjell Periskopi.
Ajo është marrë veçanërisht me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe veprimet e tij të fundit. Surroi e quan skandaloze fjalën e tij para ambasadorëve të Kosovës, dhe po njësoj edhe reagimin e tij se do të përleshej fizikisht me këdo që e quan ‘hajn’. Ajo ia përmend që edhe vet e kishte quajtur ish prokurorin Elez Blakaj ‘hajn të pulave’ në një paraqitje në Interaktiv.
Në një pjesë të tekstit, ajo thotë se po të ishte Haradinaj problemi i vetëm – do ta shtynin ish kampionin e boksit Aziz Salihun që të ndeshej me të dhe me kaq do të përmbyllej kapitulli. Por, Surroi beson që problemet nuk përmblidhen te figura e kryeministrit. Ajo kritikon ashpër edhe opozitën, në veçanti LDK-në për shterpësinë e reagimit të saj.
Lexo shkrimin e plotë duke klikuar këtu.












