Super Vivës i konfiskohet gjysëm ton mish i prishur, pronari i saj del para gjykatës

Super Vivës i konfiskohet gjysëm ton mish i prishur, pronari i saj del para gjykatës

Si pasojë e një kërkese të Komunës së Ferizajt për nisje të një procesi të kundërvajtjes ndaj tij, Mustafë Rexhepi, pronar i rrjetit të marketeve “Super Viva”, ka përfunduar në gjykatë. Ndaj tij është caktuar një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Ferizajt të dielën. Rexhepi dyshohet për mashtrime me afate të produkteve të mishit […]

Të dielën e 9 shtatorit, pronari i rrjeteve të marketit “Super Viva”, Mustafë Rexhepi do të ballafaqohet me drejtësinë në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Ai do të përballet me dyshimet se në ambientet e kompanisë së tij janë ruajtur produkte të prishura të mishit dhe me afat të skaduar.

Se Rexhepi do të dalë para gjyqit më 9 shtator e ka konfirmuar për Insajderin, Albnora Bekteshi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Ndaj shefit të kompanisë “Super Viva” është bërë një kërkesë për nisjen e një procesi të kundërvajtjes nga Komuna e Ferizajt, pas një aksioni të këtij Inspektoratit të Veterinarisë në ambientet e marketit të “Super Vivës” në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Ferizaj.

Më 23 mars të këtij viti, Inspektorati i Veterinarisë kishte konfiskuar pothuajse gjysmë ton mishi të prishur që ishte duke qëndruar në dhomat ftohëse të marketit “Super Viva”. Kishte konfiskuar edhe nënprodukte të tjera të mishit, shkaku i afatave të skaduara.

Mishi që ishte bërë gati për t’iu shërbyer klientëve, nuk i kishte plotësuar kushtet për ngrënie. Sipas konstatimeve të inspektorëve, produktet e mishit ishin me afat të skaduar, të dëmtuar dhe të prishur, të cilat ruheshin në dhomat ftohëse së bashku me produktet tjera të cilat ishin me afat, raporton Insajderi.

“Gjatë inspektimit në dhomat ftohëse në temperaturë +&- gradë C, konstatuam një gjendje jo të mirë të mishit dhe nënprodukteve të tij. Produkte të prishura, skaduar dhe dëmtuara ruheshin në dhomat ftohëse me produktet të cilat ishin brenda afatit të rregullt të përdorimit”, thuhej në kërkesën e Inspektoratit Komunal drejtuar Gjykatës Themelore të Ferizajt, të cilën e ka siguruar Insajderi.

Ndërkaq “Super Viva” kishte qenë në dijeni për mishin e prishur mirëpo ishte arsyetuar se atë ishte duke e ruajtur në depo për tu kthyer tek furnizuesi. Mirëpo edhe me këtë veprim “Super Viva”, kishte vepruar kundër ligjshëm, pasi nuk kishte njoftuar se ishte duke mbajtur mish pa afat.

“Subjekti i lartcekur arsyetohet se produktet me origjinë shtazore janë ruajtur për tu kthyer te furnitori, mirëpo produktet e tilla duhet të ruhen në depo në një pjesë të veçantë dhe të shpenjezohen me (Vërejtje: produkte të skaduar dhe të dëmtuara), për mos me shkaktu huti tek personeli”, thuhet në kërkesën për fillim të kundërvajtjes ndaj pronarit të “Super Vivës”.

 “Super Viva” heshtë ndaj mashtrimeve me mish të prishur 

Rrjeti i marketeve “Super Viva” ka heshtur lidhur me faktin që pronari i firmës do të dalë para Gjykatës më 9 shtator, për mashtrimet me produktet e mishit.

Gazeta Insajderi i ka dërguar pyetje zyrtarëve të “Super Vivës” për të kërkuar sqarime lidhur me produktet e mishit që Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka konfiskuar në marketin e tyre në Ferizaj, mirëpo ende nuk ka marrë përgjigje.

Kurse Komuna e Ferizajt ka thënë për Insajderin se “Inspektorati veterinar i Komunës së Ferizajt, ka bërë konfiskimin e produkteve të mishit, por ka bërë edhe asgjësimin e mishit në bashkëpunim edhe me Kompaninë Rajonale të Mbeturinave KRM “Pastërtia”.

Komuna e Ferizajt bëri të ditur se këtë lëndë e ka dërguar edhe tek Departamenti për Krime Ekonomike, si dhe në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Një skandal i muajve më parë me mish të prishur në Belgjikë kishte prekur edhe Kosovën. Ishte raportuar për dy kompanitë kosovare që kishin eksportuar mish të prishur nga kompania belge “Veviba”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?