Stefanoviq: Askush s’guxon ta arrestojë Vuçiqin në Kosovë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia ka ndaluar BIA’s të komunikojë me aoturitetet në Kosovë lidhur me vizitën e tij të paralajmëruar më 9 shtator. “Një vendim i tillë ka ardhë sepse ne nuk duam ta legjitimojmë dikë në Kosovë, përkundër që kemi dëshiruar të kemi komunikime normale lidhur me vizitën”, ka thënë ministri i punëve […]
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ia ka ndaluar BIA’s të komunikojë me aoturitetet në Kosovë lidhur me vizitën e tij të paralajmëruar më 9 shtator.
“Një vendim i tillë ka ardhë sepse ne nuk duam ta legjitimojmë dikë në Kosovë, përkundër që kemi dëshiruar të kemi komunikime normale lidhur me vizitën”, ka thënë ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Periskopi.
Stefanoviq ka thënë se Vuçiq ka kryer të gjitha çështjet lidhur me vizitën e tij në Kosovë para se të shkojë në Bruksel.
“Kemi një shqetësim sa i përket sjelljes së komunitetit ndërkombëtar, të cilët nuk kanë bërë asgjë deri tani. Shqiptarët kanë treguar një sjellje brutale karshi kësaj çështje. Nëse presidenti ka vendosur të shkojë atje (në Kosovë v.j), atëherë, ju garantoj se askush nuk do të mund ta arrestojë atë”, ka thënë Stefanoviq./Periskopi/












