Soltes: Këshilli i Evropës të ndjekë shembullin e Parlamentit

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka uruar Kosovën pas vendimit në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave. Përmes një postimi në “Twitter”, Soltes ka thënë se shpreson që edhe Këshilli i Evropës do të ndjekë shembullin e njëjtë. “Urime qytetarëve të Kosovë. Tani jemi një hap më afër liberalizimit të vizave. […]
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, e ka uruar Kosovën pas vendimit në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në “Twitter”, Soltes ka thënë se shpreson që edhe Këshilli i Evropës do të ndjekë shembullin e njëjtë.
“Urime qytetarëve të Kosovë. Tani jemi një hap më afër liberalizimit të vizave. Shpresoj që edhe Këshilli i Evropës do të ndjekë shembullin e njëjtë, qytetarët e Kosovës meritojnë mundësitë e njëjta”, ka shkruar Soltes në Twitter.












