Si eskaloi konflikti i heshtur ndërmjet Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit

Si eskaloi konflikti i heshtur ndërmjet Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit

Mesazhet që u çonte Lutfi Haziri publikisht disa prej deputetëve të rinj të LDK-së, veçmas Vjosa Osmanit, janë mohuar menjëherë, ani pse qartazi kuptoheshin se Haziri po ua tregonte vendin këtyre deputetëve. Vetëm mbrëmë përplasja mes dyshes Lutfi Haziri – Vjosa Osmani eskaloi aq sa ta quanin njëri-tjetrin mashtrues. Brenda Lidhjes Demokratike prej kohësh zhvillohet […]

Brenda Lidhjes Demokratike prej kohësh zhvillohet drama e përplasjeve të kryesisë së partisë me deputeten Vjosa Osmani. Fillimisht kryetari Isa Mustafa, pastaj edhe nënkryetarët kanë pasur probleme me të.

Tash Osmani ka rregulluar raportet me Mustafën, por lufta është zhvendosur diku tjetër, te rivaliteti që kanë krijuar emrat që konsiderohen si aspirantë të marrjes së kreut të partisë. Lutfi Haziri e Vjosa Osmani janë dy prej emrave të rëndësishëm që partisë, që kanë raporte të acaruara mes vete.

Mbrëmë nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, kishte zgjedhur tre deputetë të partisë së tij që t’i gozhdonte, për një vizitë që ata e kishin bërë në fshatin Boletin të Zubin Potokut, si shenjë kundërshtimi të ndarjes së Kosovës.

Atje kishin shkuar deputetët Vjosa Osmani, Armend Zemaj e Haxhi Avdyli, por Haziri tha se hallin e kishte me Vjosën, të cilen ai e quante “nuse të Preshevës”, që po e tradhton Luginën për vota.

Haziri, propozues/adhurues i idesë së ndryshimit të kufijve, e sulmoi direkt deputeten, duke thënë ajo se e ka vizituar kullën e Isa Boletinit e ‘po shet mend’ për përfitime elektorale.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”, shkroi Haziri në Facebook.

E, Osmani kësaj radhe nuk hezitoi t’i kthente sulmin nënkryetarit të partisë.

Deputetja e akuzoi nënkryetarin e partisë së saj se po e mashtron Lurginën e Preshevës bashkë me Presidentin Thaci.

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”, shkroi Osmani.

Në emër të unitetit të brendshëm në të cilin thirren deputetët e LDK-së kishin mohuar se figurat kyce të kësaj partie kanë rivalitet mes vete.

Deputetja Osmani që nga fushata e zgjedhjeve të qershorit është kujdesur të tregoj se partia e saj më nuk po vuan nga përçarjet e brendshme, edhe pse në po të njëjtat zgjedhje mezi ishte bërë pjesë e listës zgjedhore.

Ajo ishte listuar e 82-ta dhe deri atëherë kryesia e partisë së LDK-së nuk deklaroheshin nëse do ta lejonin të hynte në listën zgjedhore për shkak të kundërshtimeve që kishte pasur me ta që kur ishte krijuar koalicioni qeverisës i LDK-së me PDK-në, në vitin 2015. Isa Mustafa ishte zgjedhur kryeministër e Hashim Thaçi pak muaj më vonë president, por Vjosa Osmani me disa deputetë të tjerë të LDK’së, nuk e kishte votuar asnjërin.

Çështja e bashkimit të Luginës së Preshevës, të cilën e mbështet Haziri, është tema që në LDK ka sjellë sërish mosmarrëveshje. Sërish mosmarrëveshjet brenda partisë së Mustafës lidhen me Presidentin Thaçi.

Derisa nënkryetari i LDK-së dhe Presidenti Thaçi janë të një mendimi, kur flasin për lëvizjen e kufijve, bashkëpartiakët e Hazirit e quajnë këtë ide vulosjen e ndarjes së territorit të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?