Si është të mbledhësh spermën e lopëve për të siguruar jetesën?

Si është të mbledhësh spermën e lopëve për të siguruar jetesën?

Në industrinë e mishit dhe djathit, mbarsja artificiale [MA] është gjithçka. Në vend se të ulesh prapa dhe t’i lejosh lopët të bëjnë seks, MA-ja kërkon prej fermerëve që të shkaktojnë dëshira specifike te bagëtitë e tyre, e cila është më e lirë dhe më e thjeshtë. Por, në fund të ditës dikush duhet të […]

Në industrinë e mishit dhe djathit, mbarsja artificiale [MA] është gjithçka. Në vend se të ulesh prapa dhe t’i lejosh lopët të bëjnë seks, MA-ja kërkon prej fermerëve që të shkaktojnë dëshira specifike te bagëtitë e tyre, e cila është më e lirë dhe më e thjeshtë.

Por, në fund të ditës dikush duhet të shkojë e të mbledhë spermën e demave. Doja të dija se çka do të thoshte të ishe ai person. Kështu që, shkova në Bacchus Marsh, 57 kilometa në veriperëndim të Melbourne-it, për të folur me Simon Amor. Për më shumë se 20 vjet, puna e Simonit është mbledhja e spermës së demave. Dhe nëse dikush e di se çka do të thotë të jesh profesionist në këtë gjë, është bash ky njeri, raporton Vice, shkruan Periskopi.

“Ajo që bëjmë ne është përgatitja e demave për mbledhje. Ajo që bëjmë ne është përdorja e një manovre që i bën demat gati. Sapo demi mbështetet në manovër, ne e marrim atë që e quajmë “vagina artificiale” që e ka një shishkë të lidhur dhe një vend për të futur penisin e demit brenda. Kështu e mbledhim spermën.” – tha ai.

Ai shtoi më tej se ‘vagina artificiale’ ishte e ngjashme me kondomin. Sipas tij, demat nuk e vërejnë dallimin mes gjë-së së vërtetë dhe artificiales. Dhe se ata derdhen shumë shpejt, sapo e vërejnë nxehtësinë në fund të penisit të tyre. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme