Shtypi gjerman: Pajtimi është anuluar – Ideja për korrigjim të kufijve ka dështuar

Shtypi gjerman: Pajtimi është anuluar – Ideja për korrigjim të kufijve ka dështuar

Pas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg, transmeton DW. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për […]

Pas një fundjave të tensionuar që shënoi vizita e presidentit serb në Kosovë, gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje zhvillimeve atje duke theksuar se zgjidhja e konfliktit Kosovë-Serbi është ende larg, transmeton DW.

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një analizë të së hënës me titullin “Pajtimi është anuluar” thekson se presidenti serb nuk sheh shanse për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit dhjetëravjeçar. “Ai mbeti shumë pas pritshmërive që i ndezi vetë. Ai së bashku me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me planet për një këmbim territoresh bënë të tërhiqej vëmendja për zgjidhjen e konfliktit. …Sfondi i këtij teatri negociues ka gjasa të qëndrojë në politikën e brendshme, si atë kosovare ashtu edhe serbe. Nacionalistët serbë, nga radhët e të cilëve vjen vetë Vuçiqi, e refuzojnë çdo kompromis për Kosovën si tradhti, e mbështeten këtu nga kisha ortodokse. Nga ana tjetër edhe Thaçi nuk gjen mbështetje për dorëzim eventualisht të territoreve si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.”

Ndërsa gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thekson të hënën se Vuçiqi donte në fjalimin e tij të bërë të ditur prej kohësh në media të paraqiste zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb. “Në vend të kësaj fjalimi i tij përbëhej nga pasazhe të vjetra të fjalimeve të dikurshme për Kosovën dhe tekste të kreut të shtetit serb.” Pra asnjë zgjidhje në horizont, thekson FAZ. Megjithatë ai do të vazhdojë përpjekjet, këtë e bëri të qartë presidenti serb. “As ai nuk e pëlqen Thaçin, as Thaçi atë, por për shkak se shqiptarët dhe serbët janë fqinjë dhe do të mbesin fqinjë, duhet të gjejmë mënyrën e veprimit ndaj njëri tjetrit.”

Po një analizë tjetër të gazetës “Süddeutsche Zeitung'” të së hënës me titullin “Vuçiq -fitilndezësi” nënvizohet me kritikë se “Vuçiq procesionin e tij diplomatik e demonstroi para BE-së, që në çështjen e ndërrimit të kufijve u prezantua si një tufë e rrëmujshme pulash. Në një kohë që Gjermania e të tjerë me të drejtë këtë e refuzuan si rast precedent të rrezikshëm, përfaqësues nga Komisioni në Bruksel u treguan mjaft të hapur ndaj kësaj ideje.”

Ndërsa gazeta tjetër gjermane “Märkische Oderzeitung” vëren se “Gjithçka ishte teatër. Ballkani Perëndimoir i mbetet besnik vetes – një rajon i tensionuar, që të jep pak shpresa për progres. Brukseli është për rajonin si stacioni i fundit, por mes vete ka shumë pak elementë pajtues, dhe shumë takticizëm. Inskenim politik në vend të politikës.”

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?