Shtyhet mësimi në njërën nga shkollat e Prishtinës

Shtyhet mësimi në njërën nga shkollat e Prishtinës

Një pjesë e nxënësve të Prishtinës nuk do të nisin mësimin më 3 shtator. Fëmijët që mësojnë në ‘Elena Gjika’ do të fillojnë procesin mësimor me dy javë vonesë. Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj thotë se po rinovojnë shkollat dhe po bëjnë infrastrukturë më të mirë për nxënësit. Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj […]

Një pjesë e nxënësve të Prishtinës nuk do të nisin mësimin më 3 shtator. Fëmijët që mësojnë në ‘Elena Gjika’ do të fillojnë procesin mësimor me dy javë vonesë. Drejtori i Arsimit, Jonuz Salihaj thotë se po rinovojnë shkollat dhe po bëjnë infrastrukturë më të mirë për nxënësit.
Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj thotë se mësimi fillon pas dy javësh në këtë shkollë

3 shtatori shënon hapjen e dyerve të shkollave për vitin e ri shkollor.

Por, sivjet nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Elena Gjika”, nuk do ta kenë të hënën ditën e parë të mësimit.

Në këtë shkollë, për shkak të renovimit të objektit, do të shtyhet për disa ditë nisja e procesit mësimor.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj tregon arsyet pse janë shkaktuar vonesa në punimet e kësaj shkolle.

Kjo shkollë, e cila është një ndër më të vjetrat në Prishtinë, është e përfshirë në listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, prandaj edhe renovimi ka qenë i kushtëzuar me ruajtjen e pamjes së jashtme.

Sa i përket shkollave tjera në Prishtinë, Salihaj thotë se kanë sfida në ato që funksionojnë në qendër, për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Kryeqyteti përballet me vështirësi në arsim për shkak të prurjeve çdo vit nga komunat tjera. Prishtina menaxhon me mbi 70 institucione të arsimit para universitar. Aspekti infrastrukturor mbetet një nga prioritetet që qeverisja në Prishtinë ka premtuar edhe këtë mandat. Deri tash, vetëm një shkollë e re në lagjen “Arbëria” është ndërtuar dhe do të hapet më 3 shtator.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?