Shoqëria feministe ku gratë sundojnë burrat, nuk ka martesa, e as familje nukleare

Shoqëria feministe ku gratë sundojnë burrat, nuk ka martesa, e as familje nukleare

Është një vend ku gratë sundojnë, martesat nuk ekzistojnë dhe gjithçka e ndjek një vijë gjaku maternale. Por, a është aq mirë për gratë sa tingëllon – dhe për sa gjatë mund të zgjas? Imagjinoni një shoqëri pa baballarë; pa martesa [apo divorce]; ose pa familje nukleare. Gjyshja ulet në krye të vendit; djemtë dhe […]

Është një vend ku gratë sundojnë, martesat nuk ekzistojnë dhe gjithçka e ndjek një vijë gjaku maternale. Por, a është aq mirë për gratë sa tingëllon – dhe për sa gjatë mund të zgjas?

Imagjinoni një shoqëri pa baballarë; pa martesa [apo divorce]; ose pa familje nukleare. Gjyshja ulet në krye të vendit; djemtë dhe vajzat e saj jetojnë me të, ashtu si fëmijët e atyre vajzave, duke e ndjekur një vijë gjaku maternale. Meshkujt janë dhurues të spermës për gratë, por nuk përfshihen fare në sjelljen në jetë të tyre.

Kjo botë progresive e feministe – ose një matriarkalitet anakronik, ekziston në Yunnan, jug-perëndim të Kinës, në ultësirën më të largët lindore të Himalajeve. Një komunitet fisnor antik i budistëve tibetian i quajtur Mosuo, ata jetojnë në një mënyrë befasisht moderne: gratë trajtohen si të barabarta, nëse jo superiore, ndaj burrave; të dy gjinitë mund të kenë aq partnerë seksual sa të duan, të lirë nga gjykimet e paragjykimet. Por, a është kaq utopike sa duket? Dhe për sa kohë mund të mbijetojë?

Një avokate e sukesshme nga Singapori, Choo Waihong e la punën më 2006 për të udhëtuar në atë vend. Ajo kishte punuar në Kanada, ShBA dhe Londër, por ndjeu tërheqjen për të vizizuar Kinën, vendin e paraardhësve të saj. Pasi kishte lexuar për Mosuot, ajo vendosi të udhëtonte te komuniteti piktoresk – një varg fshatrash. Por, diçka tjetër veç pamjeve mahnitëse dhe ajrit të pastër e joshi atë.

“U rrita në një botë ku burrat janë shefa,” tha ajo. “Babai im dhe unë jemi grindur shumë – sepse ai ishte mashkulli kuintesencial në një komunitet patriarkal kinez në Singapor. Dhe kurrë nuk kisha ndjenjën e përkatësisë në punë; rregullat ishin bërë që meshkujt të përshtateshin, dhe intuitivisht të mësoheshin prej tyre, por jo për mua. Kam qenë feministe gjithë jetën time, dhe Musuot dukej se e vinin femrën në qendër të shoqërisë së tyre. Ishte frymëzuese.” – tha ajo, raporton Guardian.

Fëmijët e musuove rriteshin vetëm nga nënat, gjyshet, hallat dhe tezet – zbuloi ajo pas një farë kohe qëndrimi në atë komunitet.

Nga perspektiva e një njeriu të huaj – sidomos e një gruaje nga Kina, ku vijnë shumica e turistëve – Musuot janë të “dënuara” si një shoqëri e grave të vetme, shtoi Waihong, përcjell Periskopi.

Burrat dhe gratë praktikojnë atë që njihet si – “martesa ecëse”. Një gjë si qëndrimet një-natëshe. Çiftet kurrë nuk jetojnë së bashku, dhe askush nuk thotë, “Pranoj”.

Gratë e zotërojnë dhe trashëgojnë pasurinë. Meshkujt ofrojnë fuqi, lërojnë, ndërtojnë, rregullojnë shtëpitë, vrasin kafshët dhe ndihmojnë në vendime të rëndësishme familjare, edhe pse fjala e fundit i takon gjithnjë gjyshes. Burrat nuk kanë përgjegjësi prindërore – dhe është e zakonshme që gratë të mos e dijnë as vetë se kush është babai i fëmijëve të tyre, për rrjedhë asnjë stigmë nuk iu ngjitet për këtë.

Por gjërat kanë nisur të ndryshojnë që kur turistët kinezë erdhën në fillim të viteve 90, duke sjellur rrugë të asfaltuara, një ajroport dhe punë për komunitetin në fjalë. Mënyra tradicionale e tyre e jetës ka ndryshuar, dhe konsiderohet si e vjetër për të rinjtë. Shumë njerëz tashmë janë martuar. Arsimimi ka bërë ndryshimin e madh. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?