Shitet për 45 mijë euro incizimi i parë i David Bowiet

Shitet për 45 mijë euro incizimi i parë i David Bowiet

Një demo-incizim i David Bowiet që është realizuar kur ai ishte 16-vjeçar është shitur në një ankand në Britani të Madhe për 40.000 funte (45.000 euro). Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes. Para […]

Kur doli në ankand incizimi, u raportua se pritej të shitej deri në 120.000 euro, megjithatë, shtëpia e ankandeve “Omega” është shprehur e kënaqur me çmimin e shitjes.

Para se të bëhej i njohur, Bowie edhe pse kishte ambicie për t’u bërë saksofonist, kishte rënë dakord që të jetë vokalisti kryesor i grupit “The Konrads” dhe kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.

Në demo, këngëtari i ndjerë dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed”, ndërsa studioja ku u incizua kënga nuk e kishte vlerësuar potencialin e zërit të tij.

Për më shumë, bendi “The Conrads” nuk e kaloi audicionin e shtëpisë incizuese, ashtu që një vit pas Bowie u largua nga grupi.

Incizimi ishte gjetur në nënkulmin e një shtëpie më herët gjatë këtij viti, ndërsa realizimi është bërë në vitin 1963.

Në ankand janë shitur edhe diçka skica promovuese të tij, së bashku me fotografitë dhe dokumentet e grupit rreth 17.130 funte (19.228 euro), derisa posteri i pari i “The Konrads” nga viti 1963 është shitur për 6.600 funte (7.409 euro).

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya