SHBA, fëmijët emigrantë të ndarë nga prindërit abuzohen seksualisht

SHBA, fëmijët emigrantë të ndarë nga prindërit abuzohen seksualisht

Tre fëmijë nga Salvadori u abuzuan seksualisht nga punëtorët në strehimore të Arizonës pasi u ndanë nga familjet e tyre në kufirin e SHBA, tha një zyrtar qeveritar. “Ato janë shkelje seksuale, abuzime seksuale, kjo është ajo që po ndodh“, njoftoi të enjten zëvendësministri i marrëdhënieve të jashtme i Salvadorit Liduvina Magarin. Ajo tha se […]

Tre fëmijë nga Salvadori u abuzuan seksualisht nga punëtorët në strehimore të Arizonës pasi u ndanë nga familjet e tyre në kufirin e SHBA, tha një zyrtar qeveritar.

“Ato janë shkelje seksuale, abuzime seksuale, kjo është ajo që po ndodh“, njoftoi të enjten zëvendësministri i marrëdhënieve të jashtme i Salvadorit Liduvina Magarin. Ajo tha se të tre fëmijët ishin të moshës 12 deri në 17 vjeç.

Fëmijët janë në shëndet të mirë fizik, por “ndikimi psikologjik dhe emocional është përgjithmonë dhe ne po ndjekim atë situatë“, tha ajo.

Qeveria po siguron avokatë për familjet e prekura.

Gati 500 fëmijë nga një numër vendesh mbeten në strehimore të ndara nga familjet e tyre, pavarësisht nga një urdhër gjyqësor që kërkon që fëmijët të ribashkohen me prindërit.

ProPublica raportoi në korrik se në pesë vitet e fundit, policia iu përgjigj të paktën 125 thirrjeve që pretendonin shkelje seksuale në 70 nga 100 strehimore të të rinjve emigrantë të drejtuar nga Zyra e Zhvendosjes së Refugjatëve të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA. Ekspertët besojnë se numri është një përfaqësim i pasaktë i një problemi më të madh, sepse fëmijët janë ngurrues ose shumë të frikësuar për të raportuar abuzimin.

Magarin nuk tregoi strehimoret ku ndodhi abuzimi i fëmijëve salvadorian, dhe as nuk ofroi detaje të tjera. Por një punonjës 32-vjeçar në një strehë të drejtuar privatisht në Phoenix është akuzuar për sulmin seksual të një emigranti 14-vjeçar në korrik. Nuk mund të përcaktohej menjëherë vendi nga ishte fëmija.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?