Serbia kërkon që BE dhe SHBA’të të reagojnë ndaj deklaratave të Kadri Veselit për Vuçiqin

Instituti për Siguri Ndërkombëtare në Serbi konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Veseli, në një deklaratë, ka thënë se ‘ Vuçiq nuk ka pse ta vizitojë Gazivodën’. Për këtë, ka pasur reagime të shumta nga […]
Instituti për Siguri Ndërkombëtare në Serbi konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë deklaratave të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli lidhur me vizitën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Veseli, në një deklaratë, ka thënë se ‘ Vuçiq nuk ka pse ta vizitojë Gazivodën’.
Për këtë, ka pasur reagime të shumta nga zyrtarët serbë. I fundit është Instituti për Siguri Ndërkombëtare në Serbi, të cilët, përmes një deklarate, kanë thënë se nuk e kuptojnë heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare përballë kësaj deklarate, shkruan Tanjug, transmeton Periskopi.
Sipas tyre, ndaj deklaratës së Veselit duhet të reagojne Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian sepse ‘ajo deklaratë paraqet një kërcënim të pashembullt ndaj një presidenti’.
“Nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk reagojnë ndaj kërcënimeve të Veselit dhe ndaj fjalimit të tij të mbushur me urrejtje, ne kemi frikë se Serbia mund ta humb besimin në vlerat dhe institucionet demokratike Perëndimore si dhe partnerët tanë, do të dekurajojnë Serbinë për të vazhduar tutje temat me interes strategjik që gjithashtu kanë të bëjnë edhe me integrime evropiane”, ka thënë Orhan Dragash, drejtor i këtij Instituti.
Ndryshe, ndaj deklaratës së Veselit, dje ka reaguar edhe ministri i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka thënë se ‘nëse i ndodhe dicka Vuçiqit në Kosovë, pas deklaratave të Veselit, atëherë Serbia do ta dijë kush është fajtor për këtë’./Periskopi/












