Serbia e ka të vështirë kur e di se Perëndimi po lobon për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Kosova zyrtarisht dhe ligjërisht nuk do të mund të kandidonte për anëtarësim në Interpol, por presionet e vendeve të fuqishme perëndimore janë të mëdha, që kërkesa për anëtarësimin e saj në Interpol të mund të aprovohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Përgjithshëm […]

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi se Kosova zyrtarisht dhe ligjërisht nuk do të mund të kandidonte për anëtarësim në Interpol, por presionet e vendeve të fuqishme perëndimore janë të mëdha, që kërkesa për anëtarësimin e saj në Interpol të mund të aprovohet në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Përgjithshëm të Interpol-it.

Sipas tij, “Kosova mund të bashkëpunojë me Interpol-in, sepse është pjesë e Serbisë, por që si protektorat ka UNMIK-un”, njoftojnë mediat serbe.

Më tej, Stefanoviq deklaroi se Serbia do të përpiqet që ta heqë nga rendi i ditës kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e Interpol-it, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nëse arrijmë të bëjmë këtë, do të përpiqemi ta bindim Interpol-in që anëtarësimi i Kosovës është e dëmshme për vet organizatën”, deklaroi, mes tjerash, Stefanoviq.

Stefanoviq, veç tjerash, kujtoi mbledhjen e kaluar të kësaj organizate botërore të sigurisë, të mbajtur në Kinë, kur Kosova nuk arriti të anëtarësohej.

Ai shtoi se “disa vende po përpiqen ta vënë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në  institucionet e ndryshme ndërkombëtare, tani, derisa po zhvillohet dialogu për arritjen e një zgjidhjeje të përhershme mes dy vendeve”./RTK

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?