Serbia e ka humbur Kosovën që para vitit 1912

Serbia e ka humbur Kosovën që para vitit 1912

Vuçiq e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh, komenton Radio Evropa e Lirë në […]

Vuçiq e prezanton rikufizimin (me Kosovën – plotësim ynë) si hap historik, shikim nga e ardhmja, ndryshe nga siç e kuptojnë kryesisht forcat “retrograde”, opozitare, të cilat, ta rikujtojmë këtu, atij ia kishin lidhur duart kur ishin në pushtet, thuaj se Kosova nuk ishte humbur qysh para disa shekujsh, komenton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, transmeton Koha. net.

përfundimtar ndodhi më 1912, kur “çlirimin” e Kosovës, siç u festua në Serbi, shumica shqiptare e përjetoi si “okupim” të ri, ndërsa Beogradi zyrtar as që u përpoq të ndryshojë këtë perceptim të shqiptarëve. Përkundrazi, me masa represive vetëm sa e rriti këtë ndjenjë të tyre se janë qytetarë të rendit të dytë, vazhdon komenti i REL-it.

Vetëm politika e Titos, si një kroat që ishte, nëse kjo ka rëndësi, ua bëri të mundshme shqiptarëve të ndihen më të barabartë në Jugosllavi. Meqë ajo u shemb pjesërisht për shkak të nacionalizmit serb, shqiptarët s’kishin si të rrinin në një Serbi të tillë. Siç kishte thënë Koça Popoviq, “me përpjekje të mëdha, nga shqiptarët e Kosovës u bë të krijojmë jugosllavë, por nuk ka aso përpjekjesh me të cilat do të do të mund të krijonim serbë prej tyre”.

Fundja, Vuçiq ishte pjesë e politikës së Millosheviqit e cila i largoi përfundimisht shqiptarët nga Serbia. Më vonë, si një nga liderët e radikalëve serbë, derisa sa ishte në opozitë, kishte sulmuar ashpër përpjekjet e autoriteteve të DOS-it të atëhershëm që të negocionohej me liderët shqiptarë.

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ishte anatemuar vetëm pse kalimthi në aeroport ishte përshëndetur me Thaçin. Vuçiq, ndërkaq, tash pesë vjet negocion me atë Thaç, duke e prezantuar këtë si një shkathtësi shtetare e largpamëse, komenton REL në gjuhën serbe.

Ka shumë shembuj standardesh të tilla të dyfishta në politikën e presidentit të Serbisë. Fundja, deri në prill të këtij viti thoshte se kushdo është për ndarje të Kosovës, ose mbështet qëndrimin se ajo nuk është serbe – “është tradhtar”. Është enigmë e madhe se çfarë ndodhi brenda një afati kaq të shkurtër. Ndoshta njëmend dikush nga bashkësia ndërkombëtare, duke e parë se negociatat e deritashme midis Beogradit e Prishtinës nuk çojnë askund, e kishte kuptuar se Serbisë duhet t’i bëhet një lëshim çfarëdo qoftë që të mund të pranojë realitetin e ekzistimit të Kosovës si shtet.

ë favor të kësaj flasin deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton dhe të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini. jëherësh, Vuçiq ka parë se po skadon afati për arritjen e marrëveshjes detyruese me Kosovën, pa të cilën nuk ka vazhdim të integrimit europian të Serbisë, prandaj me tregimin për “korrigjim” kufijsh të tërhiqet vëmendja nga thelbi dhe përmes “kapixhikut”, duke e prezantuar si një sukses të madh – të pranojë atë që shumëkush në Serbi ende nuk është gatshëm ta “përpijë”, dhe kjo është Kosova shtet i pavarur, transmeton Koha.net.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?