Serbia e ka dënuar Thaçin me 10 vjet burg – për terrorizëm dhe gjenocid

Pas vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, po përflitet një vizitë e mundshme e kryetarit të Kosovës, Thaçit drejt Luginës së Preshevës, shkruan Periskopi. Ministri i Brendshëm veçse ka paralajmëruar se në rast të vizitës, policia do të veprojë me urdhër të Gjykatës – një gjë që shenjon tjetër poshtërim për institucionet […]
Pas vizitës së kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, po përflitet një vizitë e mundshme e kryetarit të Kosovës, Thaçit drejt Luginës së Preshevës, shkruan Periskopi.
Ministri i Brendshëm veçse ka paralajmëruar se në rast të vizitës, policia do të veprojë me urdhër të Gjykatës – një gjë që shenjon tjetër poshtërim për institucionet e vendit.
Konkretisht, Gjykata e Serbisë e akuzon Thaçin se bashkë me Adem Jasharin, Rexhep Selimin, Sami Lushtakun dhe trembëdhjetë të tjerë ka kryer sulme terroriste, duke përfshirë vrasjen e policëve dhe ushtarëve serbë.
Në aktakuzë thuhej se të akuzuarit pas qëndrimit në Shqipëri, ku ishin stërvitur ushtarakisht bashkë me pjesëtarët e Ushtrisë Shqiptare e nën komandën e oficerëve të saj, në territorin e Komunës së Skenderajt kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën Serbia e konsideronte “organizatë terroriste”.
Prokurori serb pretendonte se “të akuzuarit kanë ndërmarr dy aksione të organizuara dhe të koordinuara të akteve të dhunës, të inspiruar me motive politike për të “rrezikuar rregullimin shtetëror dhe sigurinë e Republikës Federative të Jugosllavisë, që territori i Kosovës dhe trojet e tjera të banuara me shqiptarë të shkëputen nga ajo dhe të formohet shteti i veçantë dhe pastaj t’i bashkohet Shqipërisë”.
Prokuroria thoshte se të akuzuarit kanë siguruar një sasi të madhe të armëve, pushkë automatike, pushkë me snajper, revole, municion, bomba dore e mjete të ndryshme eksplozive dhe pajisje të tjera ushtarake, një pjesë e të cilave i kanë siguruar nga Armata shqiptare./Periskopi












