Selmanaj: Këto katër parti janë pro ndarjes së Kosovës

Selmanaj: Këto katër parti janë pro ndarjes së Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se tashmë është e qartë se partitë e koalicionit: PDK-AAK-NISMA dhe AKR, janë pro idesë së ndarjes së Kosovës. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka deklaruar se këto katër parti janë të kapura nga Thaçi, dhe se këtë e kanë dëshmuar me […]

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Selmanaj ka deklaruar se këto katër parti janë të kapura nga Thaçi, dhe se këtë e kanë dëshmuar me veprimet e ndërmarra në Kuvendin e Kosovës.

“Skena politike po qartësohet çdo ditë e më shumë. Në njërën anë janë partitë opozitare LDK-VV-PSD dhe Alternativa që janë kundër idesë për ndarje apo shkëmbim territori, kurse në anën tjetër partitë në pushtet PDK-AAK-Nisma -AKR dhe pakicat pro idesē fatkeqe për Kosovën”, ka thënë Selmanaj.

“Bojkoti që po i bënjë partitë në pushtet seancës së thirrur nga opozita e dëshmon qartazi këtë qëndrim… ata edhe pse në publik deklarohen ndryshe, në realitet tregojnë se janë të kapur dhe të udhëhequr nga Hashim Thaqi!”.

Ai ka thënë se nuk është në dorën e pozitës që të marrë vendim për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, pasi siç ka thënë deputeti i LDK-së, opozita e vetme nuk arrin ta bëjë as kuorumin për seancat parlamentare.

“E kanë gabim ata që mendojnë që opozita si e vetme ta bëjë kuorumin dhe ta mbrojë sovranitetin dhe kufijt e vendit. Po ta kishim ne shumicën sot, kësaj qeverie nuk ja kishim falë dakikin, ja kishim heq popullit prej qafe pa mendu dy herë..”, deklaroi Selmanaj.

Selmanaj u shpreh se “Kadria, Ramushi dhe Fatmiri nën urdhrat e Hashimit kanë vendos që të ikin nga Kuvendi, duke u bërë vendi i pashembullt për demokracitë, ku shumica ikë nga Kuvendi”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?