Sejdiu: Nesër presim të kalojë Rezoluta për dialogun me Serbinë

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që nesër të mbahet searnca e jashtëzakonshme lidhur me korrigjimin e kufijve, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha pas mbledhjes së Kryesisë se presin që nesër të kalojë rezoluta e cila ka të bëjë me dialogun me Serbinë. “Partia ka […]
Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Sejdiu tha pas mbledhjes së Kryesisë se presin që nesër të kalojë rezoluta e cila ka të bëjë me dialogun me Serbinë.
“Partia ka një kohë që e ka kërkuar një seancë për të biseduar për dialogun. Presidenti po vazhdon avantura në këtë drejtim, kjo është republikë parlamentare dhe dialogu duhet t’i kthehet Kuvendit.
“Shpresojmë që rezoluta t’i marrë votat. Çdo diskutim jashtë Kuvendit dhe pa mandat është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e cila e përcakton vendin si republikë parlamentare. Duhet të jemi serioz, partnerët po na thonë që nuk do jemi dado të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës është vendi i vetëm ku mund ta bëjmë këtë.” ka thënë Sejdiu.












