Seanca rinis së shpejti

Deputetët e partive në pushtet kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare ku pritet të vazhdohet seanca e propozuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me miratimin e ekipit negociator. KTV merr vesh se seanca do të vazhdojë së shpejti. Pauza e zgjatur e Kuvendit të Kosovës ka të bëjë me mospajtimet brenda […]
Deputetët e partive në pushtet kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare ku pritet të vazhdohet seanca e propozuar nga Qeveria e Kosovës në lidhje me miratimin e ekipit negociator.
KTV merr vesh se seanca do të vazhdojë së shpejti.
Pauza e zgjatur e Kuvendit të Kosovës ka të bëjë me mospajtimet brenda koalicionit qeveritar.
Burimet në Kuvend i kanë thënë KTV-së se PDK-ja po e kundërshton propozimin e deputetes së AAK-së , Donika Kadaj Bujupi që votimit të ekipit negociator t’i bashkohet edhe zotimi i Kuvendit që të mos diskutohet për integritetin territorial të Kosovës.
Siç mëson KTV-ja, propozimi i deputetes Kadaj Bujupi ka ardhur me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Koalicioni qeveritar me ndihmën e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, arritën ta bëjnë kuorumin për nisjen e seancës, por ajo u ndërpre pas disa fjalimeve.












