Seanca e jashtëzakonshme për dialogun, PDK thotë se do të marr pjesë

Seanca e jashtëzakonshme për dialogun, PDK thotë se do të marr pjesë

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me siç thuhet “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve, apo korrigjim të kufijve në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Iniciues e kësaj seance është Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga grupet e tjera politike parlamentare […]

Iniciues e kësaj seance është Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga grupet e tjera politike parlamentare në opozitë.

Përveç partive opozitare (LDK, VV e PSD) në seancë pritet të marrin pjesë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, ani pse disa nga zyrtarët e kësaj partie e kanë quajtur absurde thirrjen e kësaj seance.

Pjesëmarrjen e PDK-së në seancë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

“E kemi konfirmuar disa herë tashmë. Do të marrim pjesë, pa dyshim”, ka thënë Krasniqi.

Pjesëmarrjen në këtë seancë ditë më parë e ka konfirmuar edhe Nisma Socialdemokrate.

Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Bilall Sherifi deklaroi se Nisma do të marrë pjesë edhe në seancën e ftuar nga opozita.

Ndërkaq AAK-ja nuk ka konfirmuar ende se a do të marrin pjesë në seancë apo jo, pavarësisht deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj i cili ka deklaruar se ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve është i pamundur dhe se nuk do të ndodhë.

Për mbajtjet e seancës së jashtëzakonshme kërkohen prania e 60 deputetëve, kurse për miratimin e një rezolute duhen të paktën 61 vota.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator.

Dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, gjë që, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?