Schwepps, pija e preferuar e sigurimit të Thaçit – Mbi një mijë euro shpenzime për tre muaj

Schwepps, pija e preferuar e sigurimit të Thaçit – Mbi një mijë euro shpenzime për tre muaj

Sigurimi i zyrës së ish kryeministrit Hashim Thaçi vetëm për 3 muaj kishte shpenzuar në pije 1 mijë e 258 euro. Në pije përfshihen pijet e gazuara si Coca Cola, Fanta, Schweppsa, lëngje të frutave e ujë. Faturat e muajve maj e korrik 2011 dhe janar 2012, sigurimi i zyrës së Thaçit kishte pirë 282 […]

Sigurimi i zyrës së ish kryeministrit Hashim Thaçi vetëm për 3 muaj kishte shpenzuar në pije 1 mijë e 258 euro.

Në pije përfshihen pijet e gazuara si Coca Cola, Fanta, Schweppsa, lëngje të frutave e ujë.

Faturat e muajve maj e korrik 2011 dhe janar 2012, sigurimi i zyrës së Thaçit kishte pirë 282 coca cola që kishin kushtuar në total 151 euro e 80 cent apo pak mbi 95 litra coca cola.

Për këta muaj janë pirë edhe 569 schweppsa që kanë kushtuar 308 euro apo 187 litra schwepps ndërsa janë pirë edhe 57 litra fanta apo 174 copa që kanë kushtuar 93 euro e 60 cent.

Pijet e gazuara janë shitur në kanaqe dhe kanë qenë të masës 330 ml.

Gjatë këtyre muajve janë konsumuar edhe 823 lëngje të pijeve të ndryshme që i kanë kushtuar 493 euro e 80 cent.

Sigurimi i zyrës së Thaçit gjithashtu kishte porositur edhe 1 mijë e 55 shisha ujë që i kanë kushtuar shtetit 211 euro.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?