Sami Lushtaku dhez puron në stadium

Sami Lushtaku ishte një nga mysafirët VIP në takimin ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve. Lushtaku, për të cilin edhe më herët është dëshmuar thënia e pavdekshme e Ramiz Lladrovcit se “ligji është si llastiku”, në këtë ndeshje, siç shihet në pamjet e Insportit, ka ndezur vazhdimisht puro duke bërë që të […]
Lushtaku, për të cilin edhe më herët është dëshmuar thënia e pavdekshme e Ramiz Lladrovcit se “ligji është si llastiku”, në këtë ndeshje, siç shihet në pamjet e Insportit, ka ndezur vazhdimisht puro duke bërë që të krahasohet me Diego Armando Maradonën, i cili më shumë mori vëmendje për shkak të sjelljeve të tij të pahijshmen Botërorin në Rusi, sesa për ndonjë kontribut në imazhin e FIFA-s.
Lushtaku njihet si një prej njerëzve më të fuqishëm dhe më me ndikim në Kosovë. Ai ka qenë Kryetar i Skenderajt, por ka pasur edhe shumë telashe me ligjin dhe me gjykatat në Kosovë, duke qenë pjesë e disa nga proceseve më të përfolura gjyqësore të viteve të fundit.
Pamjet e Insportit dëshmojnë se atij s’guxon kush me ia prishë tymin. /Insporti.com/












