Sali Berisha godet rëndë shqiptarët e Luginës: Zotërinjë, keni nënshkruar Marrëveshjen e Konçulit

Sali Berisha edhe një herë është shprehur kategorikisht kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë por edhe kunder bashkëngjitjes së Luginës si tërësi territoriale e Kosovës. Ai ka nje mesazh edhe për shqiptarët në Luginë. ‘Unë nuk jam kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Jam absolutisht pro një marrëveshje të tillë. Jam kundër shkembimit […]
‘Unë nuk jam kundër marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Jam absolutisht pro një marrëveshje të tillë. Jam kundër shkembimit te territoreve. Atyre zotërinjve në Luginë të Preshevës u thoni se ekziston Marrëveshja e Konçulit te cilën e kanë nenshkruar dhe për te cilën është derdhur gjak’, ka thënë Berisha në Opinion, shkruan Periskopi.
Ai ka thënë se shkëmbimi i territoreve kundërshtohet nga të gjithe miqtë e Kosovës dhe sipas tij teresia territoriale e Kosovës duhet të mbetet e paprekshme. Ndryshe, Marrëveshja e Konçulit është nenshkruar në vitin 2001 dhe ajo parashihte amnistimin e atyre që kanë luftuar ne kuader të UÇPMB’së. Por qe prej atehere, shqiptarët e Luginës nuk kane perfituar asgjë nga ajo marrëveshje. Ata vazhdimisht kanë ngritur zërin për ‘terrorizimin ndaj tyre nga ana e shtetit serb dhe mosrespektimin e marrëveshjes’/ Periskopi












