Rrugët e shkatërruara në fshatin e presidentit Hashim Thaçi

Rrugët e shkatërruara në fshatin e presidentit Hashim Thaçi

Rrugët që të dërgojnë te shtëpitë e familjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në fshatin Burojë të Skenderajt, nuk janë gjendje të mirë. Bashkëfshatarët e Presidentit janë ankuar për gropat në rrugën ‘Smajl Rexha’ që ndodhet në hyrjen e këtij fshati. “Rruga Skenderaj- Turiqec-Burojë, është katastrof, në gjendje shumë të keqe, të mjerueshme. Kerret […]

Bashkëfshatarët e Presidentit janë ankuar për gropat në rrugën ‘Smajl Rexha’ që ndodhet në hyrjen e këtij fshati.

“Rruga Skenderaj- Turiqec-Burojë, është katastrof, në gjendje shumë të keqe, të mjerueshme. Kerret po na dëmtohen për çdo ditë, qytetaret po e paguajnë me shpinë, po duhet me lek, për ditë po ka probleme me kerre, rruga është mjerim”, thotë Shyqyri Qelaj. Ai shton se nxënësit e fshatit kanë probleme për shkak se rruga nuk ka as trotuar.

Fadil Rexha një bashkëfshatar tjetër thotë se gropat e këtyre rrugëve po u shton rrezik këmbësorëve.

“Gropa ka shumë, me i kqyrë fortë s’po i kqyrinë këta të komunës. Po duhet me ju ikë prej rruge, është rrezik është për këmbësort edhe për ne shoferët”, tha Rexha.

Para disa jave, Komuna e Skenderajt ka bërë publike në faqen zyrtare në ‘Facebook’ letren ku ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të riparojë një pjesë të rrugës të quajtur “Të Përmendorja e Beqir Mehmetit”.

“Duke ditur që autoriteti kompetent kryesor që menaxhon me rrugët regjionale është Ministria e Infrastrukturës, kërkojmë nga autoriteti i kësaj Ministrie që të dërgojë ekipet në terren për të vlerësuar gjendjen e rrugës, njëkohësisht kërkojmë nga autoriteti i saj që brenda mundësive të merrni masa të menjëhershme për renovimin e rrugës, përkatësisht pjesëve të dëmtuara përgjatë këtij segmenti”, thuhet mes të tjerash në kërkesën drejtuar MI-së, me disa fotografi të bashkëngjitura.

Ndërsa, Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë për KALLXO.com se nuk kanë marrë ndonjë kërkesa për ndihmë për rregullim të rrugëve të kësaj ane dhe se kjo nuk është kompetence e tyre por e komunës së Skenderajt.

“Rrugët në fjalë janë kompetencë e komunës së Skenderajt dhe deri më tani Ministria e Infrastrukturës nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për ndihmë në sanimin e tyre. Megjithatë, kurdo që MI do të pranojë kërkesë nga kjo komunë, është e gatshme të shqyrtojë mundësitë buxhetore për intervenim në rrugët e Burojës”, ka thënë zyra e MI-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?