Rrëzohet helikopteri, pesë të vdekur

Pesë vetë humbën sot jetën kur një helikopter u rrëzua në rajonin malor të Nepalit Aksidenti ndodhi rreth 80 kilometra në veriperëndim të Kathmandu. Në helikopter ishin gjithsej shtatë persona, njëri prej të cilëve konsiderohet i zhdukur, ndërsa një grua raportohet se ka mbijetuar. Ekipet shpëtimtare po kërkojnë zonën për të gjetur personin e zhdukur, […]
Aksidenti ndodhi rreth 80 kilometra në veriperëndim të Kathmandu.
Në helikopter ishin gjithsej shtatë persona, njëri prej të cilëve konsiderohet i zhdukur, ndërsa një grua raportohet se ka mbijetuar.
Ekipet shpëtimtare po kërkojnë zonën për të gjetur personin e zhdukur, por moti i keq, mjegulla dhe shiu, si dhe terreni malor po e bëjnë operacionin më të vështirë.












