Reagon Jakup Krasniqi: Vizita e Vuçiqit, shkelje e sovranitetit

Reagon Jakup Krasniqi: Vizita e Vuçiqit, shkelje e sovranitetit

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka komentuar ardhjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë. Përmes një komunikate për media ai ka thënë se vizita e Vuçiqit nuk do të duhej të ndodhte pasi nuk ka asnjë element protokollar në mes të shteteve. “Kosova në koordinim me faktorin ndërkombëtar më 17 […]

Përmes një komunikate për media ai ka thënë se vizita e Vuçiqit nuk do të duhej të ndodhte pasi nuk ka asnjë element protokollar në mes të shteteve.

“Kosova në koordinim me faktorin ndërkombëtar më 17 shkurt 2008 e ka shpallur pavarësinë e saj dhe nga atëherë deri më sot e kanë njohur mbi 115 vende të botës. Pra Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe ka shumë njohje ndërkombëtare, bile ka plotë shtete në Botë që nuk kanë kaq shumë njohje. Por, natyrisht ato nuk e kanë pasur pengesën e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë dyshim, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj vizitat e zyrtarëve të lartë të shtetit duhet të kenë e të vinë në vijën protokollare që dihet botërisht. Vizita e Vuçiqit nuk e përmban asnjë element protokollar në mes të shteteve dhe si e tillë që është, është jashtë çdo protokolli, nuk është dashur që të ndodh”, thotë Krasniqi.

Krasniqi shton se për të mos ndodhur kjo nuk është dashur të zhvilloheshin bisedimet politike të Brukselit në mes Kosovës e Serbisë dhe pa këto bisedime “nuk do ta kishim as fusnotën e as Listën Serbe në institucionet e Kosovës e cila është bartëse e politikës serbe në jetën institucionale të Kosovës”.

“Po të ishte vizitë ardhja e Vuçiqit në Kosovë, ai se pari do të takohej me zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës dhe kjo nuk ka ndodhur. Atëherë, a mund të quhet vizitë ardhja e tij në Kosovë dhe kryesisht në pjesën e Kosovës që e pretendon ta aneksoj? Ose thënë më saktë, atë pjesë që ai dhe bandat e tij e bëjnë ligjin. Natyrisht që përgjegjësia është si e atyre që i udhëhiqen ato bisedime dhe e atyre që i mbështeten ato”, shprehet Krasniqi.

Sipas tij kjo nuk është vizitë, është diversion në një pjesë të shtetit tonë, është shkelje e sovranitetit të shtetit dhe e gjithë kjo maskaradë e përcjellë nga Policia e Kosovës.

“Sovranitetin e shtetit e garanton Kushtetuta si akt më i lartë i shtetit?! Dhe krejt kjo maskaradë u bë me lejen e atyre që do të duhej ta mbronin sovranitetit. E keqja është se kjo tani më është bërë rrugë e rrahur! Kjo ishte arsyeja që Luani nuk lejoj që mustakët e tija të bëheshin autostradë e minjve!”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit ky është hapi i parë për t’ia rrëmbyer Kosovës një hapësirë vitale të saj.

“Prandaj kjo nuk është vizitë, por është hapi i parë për t’ia rrëmbyer Kosovës një hapësirë më vitale të saj?! Kjo ardhje është më e rrezikshme sesa treni nacionalist i para pak viteve dhe i cili që penguar të hynte në Kosovë. Pse sot u veprua ndryshe? Apo janë duke u realizuar dëshirat e Presidentit tonë, për ndryshimin e kufijve të Republikës sonë?! Tani, kur Presidenti ynë do ta vizitoj hapësirën e Kosovës Lindore që do t’i bashkohet Kosovës?”, thotë Krasniqi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?