Reagim i ashpër i shqiptarëve kundër Xhakës dhe Shaqirit që u distancuan nga festa me shqiponjë

Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, dy yjet me origjinë shqiptare që luajnë në Premier Ligë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë kërkuar falje për festën me shqiponjë që e kishin bërë në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan Periskopi. Ata kishin qenë të kryqëzuar nga analistët dhe politikanët zviceranë për një veprim të tillë – […]
Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, dy yjet me origjinë shqiptare që luajnë në Premier Ligë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë kërkuar falje për festën me shqiponjë që e kishin bërë në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan Periskopi.
Ata kishin qenë të kryqëzuar nga analistët dhe politikanët zviceranë për një veprim të tillë – e madje, legjenda zvicerane Stephane Henchoz, siç kishte raportuar më parë Periskopi, e kishte vënë në pikëpyetje karakterin e Xhakës për të qenë kapiten shkaku i një gjëje të tillë.
Ndërkohë, pas postimit të lajmit për distancimin e dy yjeve shqiptare të Zvicrës, kanë reaguar qindra shqiptarë të cilët i quajnë ‘dezertorë’ e ‘tradhtarë’ që për karrierën po e mohojnë përkatësinë e tyre. /Periskopi












