Rashica po ecë hapave të Cristiano Ronaldos: Shpresoj që do ta tregoj të njëjtën edhe me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës sot ka mbajtur stërvitjet për afro 1 orë e gjysmë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Kosova do të paraqitet në Ligën e Kombeve të premten për herë të parë, ku edhe do të luajë ndaj Azerbejxhanit në Baku Stadium, nga ora 18:00. Përveç Azerbejxhanit, Kosova do të luajë edhe me Ishujt […]
Kosova do të paraqitet në Ligën e Kombeve të premten për herë të parë, ku edhe do të luajë ndaj Azerbejxhanit në Baku Stadium, nga ora 18:00.
Përveç Azerbejxhanit, Kosova do të luajë edhe me Ishujt Faroe me 10 shtator nga ora 20:45 në Prishtinë.
“Përgatitjen po shkojnë mirë, e kam pas një lëndim gjatë javës dhe për këtë arsye nuk kam luajtur nga minuta e parë ndaj Frankfurtit, por besoj që nuk është asgjë serioze”, tha fillimisht Milot Rashica.
Ai më pas ka folur edhe për golin e shënuar ndaj Eintracht Frankfurtit, ku tha se ka qenë një ndjenjë e mirë që ai shënoi golin e fitores dhe atë në minutat e fundit.












