Raportohet se prindërit dhe motrën e mitur i vrau vajza më e madhe e familjes

Autore e vrasjes së trefishtë e cila ndodhi në Dibër në familjen Pocesta, është vajza e tyre e madhe, e cila gjithashtu jetonte me ata në Itali, shkruan portali “Info shqip”, duke iu referuar policisë. Jozyrtarisht mësohet se B.P. (25), një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së […]

Jozyrtarisht mësohet se B.P. (25), një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K, i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Sipas informacioneve jozyrtare aktualisht sapo ka mbaruar marrja në pyetje në Gjykatën Themelore në Dibër  është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Viktima të vrasjes makabër që tronditi Dibrën janë bashkëshortët Pocesta, Nazmija 53 vjeçe, Amiti 54 vjeçar si dhe vajza e tyre e mitur, Anila 14 vjeçe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?