Qeveria maqedonase i kërkon falje Austrisë që e priti Kurzin me flamur të Letonisë

Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit, Sebastian Kurc, në Republikën e Maqedonisë, me vendosjen e flamurit të Letonisë në vend të atij austriak para ndërtesës së Qeverisë. “Lëshimi është bërë nga shërbimet për protokoll të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së […]
“Lëshimi është bërë nga shërbimet për protokoll të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa ai është bërë për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e flamujve të Austrisë dhe Letonisë”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.
Kancelari, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, u prit me flamur të gabueshëm në ceremoninë zyrtare para Qeverisë, ku me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev bën parakalim para gardës – në shtizën pranë Kurzit në vend të flamurit austriak valonte ai i Letonisë.













