Qeveria Haradinaj mbush një vit qeverisje, me plot skandale

Qeveria Haradinaj mbush një vit qeverisje, me plot skandale

Në fundjavën e kaluar qeveria “Haradinaj” ka mbushur vitin e parë të funksionimit, ndërsa vlerësohet se ka dështuar t’i përmbushë premtimet për liberalizimin e vizave dhe për formimin e ushtrisë brenda tre muajve, siç kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj. Për më shumë, kjo Qeveri vlerësohet se ka marrë vendime skandaloze, siç është ai për rritjen […]

Në fundjavën e kaluar qeveria “Haradinaj” ka mbushur vitin e parë të funksionimit, ndërsa vlerësohet se ka dështuar t’i përmbushë premtimet për liberalizimin e vizave dhe për formimin e ushtrisë brenda tre muajve, siç kishte premtuar kryeministri Ramush Haradinaj. Për më shumë, kjo Qeveri vlerësohet se ka marrë vendime skandaloze, siç është ai për rritjen e pagave për qeveritarët, për emërimin e rreth 75 zëvendësministrave, për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, për pranimin e dënimit prej 53 milionë eurove për “Bechtel Enka”-n e të tjera. Kurse Kuvendi në këtë periudhë është karakterizuar me dështim të shumë seancave plenare për shkak të mungesës së kuorumit

Liberalizimi i vizave brenda tre muajsh prej fillimit të punës së Qeverisë së re, si dhe formimi i ushtrisë së Kosovës brenda asaj periudhe kanë qenë dy nga premtimet më të mëdha të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinajt, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar. Megjithatë, qytetarët e Kosovës ende janë pa liberalizim dhe Kosova është pa ushtri edhe pse në fundjavën që lamë pas është bërë një vit prej konstituimit të Kuvendit dhe të formimit të qeverisë “Haradinaj”, , shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se gjatë kësaj periudhe njëvjeçare qeveria “Haradinaj” ka dështuar t’i përmbushë premtimet parazgjedhore, si dhe programin qeverisës, madje sipas tyre kjo Qeveri karakterizohet me vendime skandaloze. Ata gjithashtu vlerësojnë se Kuvendi ka dështuar të përmbushë agjendën legjislative, ndërsa thonë se deputetët më shumë janë marrë me sharje e me fyerje ndaj njëri-tjetrit sesa që kanë kryer detyrat që u takojnë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?