PSD nuk merr pjesë në seancën e jashtëzakonshme për ekipin negociator

Partia Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Periskopi. Grupi Parlamentar i PSD’së ka bërë të ditur se në seancë nuk do të marrë pjesë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur […]
Grupi Parlamentar i PSD’së ka bërë të ditur se në seancë nuk do të marrë pjesë, pasi vlerësojnë se çdo diskutim duhet të bëhet në seancën e paraparë të mbahej në ora 10:00, që ishte thirrur me kërkesë të opozitës.
Seanca e thirrur nga kryeministri do të fillojë në ora 09:00, ku pikë e vetme e rendit të ditës është shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Në anën tjetër, partia tjetër opozitare LDK ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në këtë seancë.
Para pak çastesh ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie./Periskopi












